Shaip Kamberi votoi në vendlindjen e tij, Tërnoc

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, e hodhi votën në Tërnoc, vendlindjen e tij.

Pas përfundimit të votimit, ai shprehu mirënjohje për qytetarët që kishin ardhur nga Kosova për të ndihmuar procesin zgjedhor.

Të lidhura

None found

“Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet të jetë demokratik”, u shpreh Kamberi.

Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën demokratike të votës.

Thirrja e tij iu adresua banorëve të Tërnocit, si dhe qytetarëve të rajonit, përfshirë ata të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.


Shtuar më 25.10.2026 11:09