Fluks i madh në Muçibabë, banorët e Luginës nga Kosova udhëtojnë për të votuar

Rritja e lëvizjeve drejt Serbisë, ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Muçibabës, që lidh Gjilanin me Preshevën.

Raportohet se shumë qytetarë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Kosovë, po udhëtojnë për t’iu përgjigjur thirrjes për të votuar listën e përbashkët të koalicionit shqiptar, me numrin 17.

Të lidhura

None found

Pritje janë krijuar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku vargu i automjeteve, për shkak të fluksit të lartë të votuesve, është zgjatur në rreth 800 metra.

Qytetarët e Luginës së Preshevës po drejtohen drejt qendrave të votimit në Serbi për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa kjo lëvizje e shtuar ka sjellë kolona të gjata në pikat kufitare.


Shtuar më 25.10.2026 10:59