Ministrja Fitore Pacolli u ka bërë thirrje banorëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të votojnë në zgjedhjet e sotme dhe të shprehin zgjedhjen e tyre përmes votës.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ajo tha se shqiptarët në këto tri komuna meritojnë të kenë barazi, dinjitet dhe mundësi për të ardhmen në vendlindjen e tyre.
Të lidhura
None found
Pacolli vlerësoi se zgjedhjet u japin qytetarëve mundësinë të shprehin vullnetin dhe të ndikojnë në përfaqësimin e së ardhmes së tyre.
Në postimin e saj, ministrja shkroi se pjesëmarrja në votime është një mundësi e rëndësishme për të vendosur se kush do t’i përfaqësojë. Ajo u bëri thirrje të gjithë bashkëkombësve me të drejtë vote të marrin pjesë dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë demokratike, duke votuar për “Koalicionin Shqiptar” me numër 17.
“Bashkë për Luginën!”, përfundoi mesazhin e saj Pacolli.



