VIDEO/ Pamje të rënda në Tiranë! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë të moshuarin

Pamje shqetësuese të ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj një qytetari të moshuar në Tiranë, janë publikuar në rrjetet sociale. Në video shfaqet një i moshuar, i cili rrethohet nga disa efektivë policie dhe më pas shtrihet me forcë përtokë, pavarësisht se në pamjet e përshkruara nuk evidentohet ndonjë veprim i dhunshëm apo rezistencë nga ana e tij.

Fillimisht, një punonjës policie shihet duke e shtyrë të moshuarin, ndërsa një tjetër ndërhyn dhe kërkon shoqërimin e tij me forcë.

Të lidhura

None found

Situata përshkallëzohet kur rreth 10 efektivë, mes tyre edhe pjesëtarë të forcave speciale, i afrohen qytetarit, e rrethojnë dhe e shtrijnë përtokë.

Ngjarja është denoncuar duke kritikuar ashpër mënyrën se si forcat e rendit kanë vepruar ndaj qytetarit të moshuar. Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin e ndërhyrjes policore dhe arsyet e përdorimit të forcës ndaj të moshuarit.

 

 

Ngjarja është denoncuar me kritika të ashpra për mënyrën se si policia u soll ndaj të moshuarit. Pamjet kanë ngritur pikëpyetje serioze rreth proporcionalitetit të ndërhyrjes dhe arsyeve për përdorimin e forcës ndaj tij.


Shtuar më 25.10.2026 08:41