Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ishte ndër protagonistët kryesorë të fitores së Al-Ettifaqut, që mposhti 3-0 Al-Kholoodin.

Skuadra e tij e siguroi këtë sukses të shtunën mbrëma, në transfertë, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit saudit.

Të lidhura

None found

Futbollisti kosovar la gjurmë që në përfundim të pjesës së parë. Në minutën e tretë shtesë, ai shërbeu për Khalid Al Ghannam, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pas pushimit, Celina vijoi të ishte në qendër të vëmendjes. Në minutën e 78-të, 30-vjeçari shënoi nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 3-0.

Ai e luajti të gjithë ndeshjen dhe u rendit ndër lojtarët më të spikatur në fushë.

Pas kësaj paraqitjeje, Celina numëron tri gola dhe një asistim në këtë edicion.