Aston Villa surprizon në Champions League, Pireva vlerëson punën e Unai Emeryt

Në episodin e ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva trajtojnë temat kryesore të futbollit evropian. Biseda përfshin Ligën e Kampionëve, garën për çmimet individuale, Superligën e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi vjen me përkrahjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shkumbin Pireva e përmendi Aston Villën si një nga surprizat pozitive të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, duke theksuar veçanërisht rolin e trajnerit Unai Emery.

Të lidhura

None found

“Do ta përfshija në mesin e befasisë, ndonëse jo një befasi aq të madhe. Megjithatë, kur sheh ekipet e mëdha dhe Aston Villën me 9 pikë, kjo bie në sy. Edhe pse është fituese e Ligës së Evropës, skuadra ka pësuar shumë ndryshime në përbërje”, u shpreh ai.

Pireva shtoi se gjatë verës klubi largoi futbollistë kyç, përfshirë Ollie Watkins, Rogers dhe Tielemans, por arriti t’i zëvendësonte pa u ndier mungesa e tyre. Sipas tij, Aston Villa ka marrë maksimumin e pikëve dhe për këtë arsye meriton të cilësohet befasi.

“Ajo ka një trajner me shumë përvojë në garat evropiane, veçanërisht në Ligën e Evropës, si Unai Emery. Sidoqoftë, e fus edhe Aston Villën te surprizat kur shohim se skuadra të mëdha, si Bayern Munichu dhe Arsenali, nuk i kanë fituar të gjitha pikët. Në nisje të sezonit, ndoshta këto ishin dy pretenduesit kryesorë, së bashku me Paris Saint-Germainin”, tha ndër të tjera Pireva.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve”, me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën, mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.


Shtuar më 24.10.2026 20:42