Malisheva fitoi 2-0 ndaj Drenicës në përballjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, duke vijuar ecurinë pozitive në kampionat.
Ndeshja u luajt të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Tri pikët e fituara në transfertë e ndihmojnë Malishevën në garën për kreun e tabelës.
Të lidhura
None found
Golin e avantazhit për mysafirët e realizoi kapiteni Dreni Kryeziu në minutën e 35-të, ndërsa Rimal Haxhiu shënoi në minutën e 52-të dhe caktoi rezultatin përfundimtar, 2-0.
Kjo ishte fitorja e tetë e Malishevës këtë edicion. Skuadra ka regjistruar gjithashtu dy barazime dhe një humbje, ndërsa kryeson Superligën me 26 pikë.
Drenica, pas disfatës në shtëpi, renditet e shtata me 11 pikë.


