Kryeqyteti proteston masivisht në ditën e 12-të: “O Ramë, a të pëlqen dialogu?”

Mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së ditës së 12-të kundër qeverisë, duke marshuar në rrugët e Tiranës dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Në tubim morën pjesë studentë dhe qytetarë.

Gjatë marshimit, protestuesit iu drejtuan kryeministrit me thirrjet: “A të pëlqen dialogu? Po nesër kështu e do dialogun”.

Të lidhura

None found

Protestuesit deklaruan se kërkesa e tyre e vetme është dorëheqja. Sipas tyre, gjatë këtyre protestave policia ka ushtruar dhunë barbare ndaj qytetarëve, ndërsa efektivët kanë përdorur plumba gome, shkopinj druri, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.


Shtuar më 24.10.2026 20:36