Podcasti “Arena e Yjeve” rikthehet me një episod të ri, ku gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, trajtojnë temat kryesore të futbollit evropian. Në diskutim përfshihen Liga e Kampionëve, gara për çmimet individuale, Superliga e Kosovës dhe derbet e mëdha të fundjavës. Ky episod realizohet me përkrahjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Sipas gazetarit Bardh Maxhuni, Real Betisi dhe Como janë dy prej skuadrave që kanë befasuar më së shumti në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, veçanërisht për shkak të nivelit të futbollit që kanë treguar.
Të lidhura
None found
Maxhuni theksoi se, pas tri xhirove të para, pesë ekipe kanë regjistruar rezultat të përsosur, duke grumbulluar nga nëntë pikë pas tri fitoreve.
“Për mua, befasia më e madhe është Real Betisi, së bashku me Comon. Te Betisi po shohim një Isoc, i cili ndonëse ndodhet në perëndim të karrierës, po e përdor përvojën e krijuar ndër vite për ta ndihmuar ekipin. Nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, skuadra po arrin rezultate të mira si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.
Ai e cilësoi edhe Comon si një tjetër surprizë, duke kujtuar se ekipi ka luajtur futboll tërheqës që prej emërimit të Fabregasit në postin e trajnerit.
“Ndoshta Como nuk përbën befasi për ata që e ndjekin rregullisht në kampionat, pasi që nga ardhja e Fabregasit si trajner ka zhvilluar një futboll atraktiv. Megjithatë, pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve i ka sjellë vëmendje më të madhe, pasi bëhet fjalë për garën më prestigjioze dhe ndiqet nga të gjithë”, u shpreh Maxhuni.
Episodi i plotë i podcastit “Arena e Yjeve”, me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën, është i disponueshëm në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.



