Sulmi i policisë me sprej me piper ndaj gazetarit të News24, Klevi Muka, gjatë protestës ka sjellë reagimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Duke shprehur shqetësimin për lëndimin e tij, Berisha dënoi dhunën ndaj gazetarëve dhe e përshkroi ngjarjen si një veprim kriminal të shëmtuar.
Në reagimin e tij, kreu i PD-së ua atribuoi sulmin atyre që i quajti “narko-banditët e Padrinos”. Sipas Berishës, gazetari u godit me lëndë djegëse për hakmarrje primitive. Ai e dënoi me forcën më të madhe këtë veprim, duke e cilësuar si krim të shëmtuar dhe atentat kundër lirisë së mediave.
Të lidhura
None found





