Gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë është shënuar një tjetër incident, ku një protestues ka pësuar dëmtim në sy. Ai ka mbërritur në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me gjakderdhje të madhe në zonën e syrit.
Transporti drejt spitalit është kryer rreth orës 18:15 me automjetin e një televizioni në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, protestuesi është marrë me urgjencë nga protesta.
Të lidhura
None found
Dyshimet fillestare janë se dëmtimi në sy është shkaktuar nga një plumb gome. Ende nuk ka konfirmim për shkakun e saktë të dëmtimit, i cili mbetet për t’u verifikuar.






