Burreli pritej të merrte fitoren në shtëpi ndaj Kukësit, në ndeshjen e javës së 7-të të Kategorisë së Parë, teksa skuadra po përballej me vështirësi për të gjetur qëndrueshmëri në rezultate.
Vendasit, të njohur si “Mbretërorët”, shkuan në pushimin mes pjesëve në epërsi, falë golit të Rrapit. Por në pjesën e dytë, Kukësi përmbysi rezultatin brenda 6 minutash, me rrjetat e Demircanit në minutën e 65-të dhe Schepanskit në të 71-ën.
Të lidhura
None found
Humbja ka sjellë largimin e trajnerit Samuel Nikaj, i cili ka dhënë dorëheqjen. Burreli mbetet kështu pa trajner dhe renditet në vendin e parafundit, me 6 pikë.






