Prej disa minutash, Policia po ndalon për kontroll automjetet që përpiqen të hyjnë në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndaluar çdo makinë dhe motor që kalon në këtë segment, përfshirë edhe korrierët që janë në shërbim. Kontrollet kryhen për shkak të dyshimeve se mund të transportohen sende të përdorshme nga protestuesit.
Të lidhura
None found
Disa drejtues kanë zgjedhur këtë rrugë për të gjetur një alternativë drejt destinacionit të tyre, pa e ditur se çfarë po ndodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë në zonën e Bllokut dhe kanë ndaluar qarkullimin në drejtim të Unazës së Vogël dhe rrugës së Elbasanit.
Zona vijon të jetë e mbuluar nga gazi lotsjellës. Protestuesit drejtojnë vazhdimisht rreze lazeri nga policia, ndërsa pranë ish-hotel “Dajtit” ndodhen edhe dy autobotë.





