Drenica kërkon kthesën ndaj Malishevës kryesuese, publikohen formacionet zyrtare

Në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, Drenica pret Malishevën në përballjen që nis në orën 18:00.

Me 23 pikë të grumbulluara, Malisheva kryeson renditjen, kurse Drenica mban pozitën e shtatë me 11 pikë.

Të lidhura

None found

Pas tri ndeshjeve pa fitore, skuadra vendase kërkon t’u rikthehet rezultateve pozitive. Në anën tjetër, mysafirët synojnë të zgjasin ecurinë pozitive dhe të mbajnë vendin e parë në tabelë.

Për këtë takim, trajnerët Jeton Mehmeti dhe Kastriot Rexha kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Rreshtimet zyrtare të dy skuadrave janë si më poshtë:

Drenica: Ymeri, Qaqi, Mëziu, Dervishaj, Hamiti, Limani, Lushtaku, Zeka, Kote, Veliqi, Vojvoda.

Malisheva: Avdyli, Pira, Skovgaard, Kryezium Bajraktari, Ndjigi, Ferati, Nafiu, Isgandarli, Haxhiu, Ibishi.


Shtuar më 24.10.2026 17:48