Gurë, molotov dhe gaz lotsjellës në “Skënderbej”, përplasje mes protestuesve dhe Policisë

Pasditen e kësaj të shtune, sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranës është kthyer në arenë përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Dy palët po përballen në distancë: protestuesit ndodhen nga ana e 15-katshit, ndërsa efektivët janë pozicionuar pranë Bankës së Shqipërisë.

Në drejtim të Policisë, protestuesit po hedhin gurë, sende të forta dhe molotov. Efektivët, të vendosur në pozicione mbrojtëse, kanë përdorur gaz lotsjellës, i cili ka mbuluar sheshin.

Të lidhura

None found