Drejtoria e Inspekcionit e Prishtinës dënohet me 5 mijë euro për shkelje të detyrave ligjore

Inspektorati i Mjedisit ka shqiptuar një gjobë prej 5 mijë eurosh ndaj Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, pasi nuk ka përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore për menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Gjatë inspektimit në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër”, si dhe në zonat përreth saj, janë gjetur mbeturina vëllimore të hedhura jashtë hapësirës së përcaktuar për deponim.

Të lidhura

None found

Pacolli tha se, edhe pas njoftimeve të vazhdueshme, Drejtoria e Inspekcionit nuk kishte marrë masat e duhura.

Ajo nënvizoi se institucionet publike duhet të shërbejnë si model në mbrojtjen e mjedisit, duke zbatuar përgjegjësitë e tyre dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme për parandalimin e ndotjes dhe administrimin e duhur të mbeturinave.

“Ligji vlen për të gjithë njësoj!”, ka shkruar Pacolli.


Shtuar më 24.10.2026 16:54