Një qytetar është goditur nga policia me plumb gome në pjesën e barkut.
Protestuesi ka marrë goditjen në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa gazetari Osman Stafa raporton se përdorimi i kësaj force ndaj tij është i jashtëligjshëm.
Të lidhura
None found
Gjatë protestës së sotme, efektivët kanë përdorur plumba gome, pavarësisht numrit të madh të pjesëmarrësve, mes të cilëve ndodheshin edhe gra e fëmijë.
I riu i qëlluar ka deklaruar se ndodhej në bulevard, pranë lumit Lana, kur u dëmtua.
Forcat e policisë vijojnë të drejtojnë plumbat e gomës ndaj protestuesve, ndonëse ato paraqesin rrezik të madh kur godasin qytetarët, veçanërisht në pjesën e sipërme të trupit.




