Tensionet përshkallëzohen në Bulevard, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion, protestuesit hedhin molotovë

Pranë sheshit “Skënderbej” situata është tensionuar, ndërsa ndaj protestuesve janë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Në të njëjtën kohë, të rinjtë pjesëmarrës në protestë kanë hedhur molotovë.

Forcat e policisë kanë vijuar gjatë gjithë kohës përdorimin e ujit me presion kundër protestuesve që përpiqen të afrohen në Bulevard.

Të lidhura

None found

Protesta ka mbledhur një numër të madh studentësh dhe qytetarësh.

Protestuesit shprehen me një kërkesë të vetme: largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe dorëheqjen e qeverisë së tij.