Laçi triumfoi 1-0 ndaj Vorës në Kurbin, në një sfidë ku protagonisti kryesor ishte kapiteni Arlind Kurti. Mesfushori shënoi golin vendimtar në pjesën e dytë, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikët dhe rikthimin te fitorja. Për paraqitjen e tij, Kurti u vlerësua edhe si “Lojtari i Ndeshjes”.
Pas përfundimit të takimit, kapiteni kurbinas u shpreh se ndihej i kënaqur për përgjegjësinë e marrë, por theksoi se gëzimi i tij më i madh lidhej me suksesin e të gjithë grupit.
Të lidhura
None found
“Ishte një përgjegjësi shumë e rëndësishme për mua dhe jam i lumtur, por akoma më i lumtur jam për grupin. Është shumë e rëndësishme të marrësh përgjegjësi, ndërsa dua të falënderoj edhe çunat për mbështetjen”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi se objektivi i tij është të paraqitet sa më mirë, përpara se të synojë një transferim te një ekip në Europë dhe më pas të presë një ftesë nga Kombëtarja.
“Fillimisht duhet të luaj shumë mirë. Më pas synoj të kap një ekip të mirë në Europë dhe pastaj të pres edhe një festë nga Kombëtarja”, tha Kurti.




