Dy vajza ndihen keq gjatë protestës, ndërhyn ambulanca

Dy vajza që nuk janë ndjerë mirë gjatë protestës së sotme mësohet se janë marrë nga ambulanca. Dyshimet janë se gjendja e tyre lidhet me gazin lotsjellës.

Ndihma e ambulancës është kërkuar pas hedhjes së sasive të mëdha të gazit lotsjellës nga policia.

Të lidhura

None found

Demonstrata, e cila sot mblodhi një numër të jashtëzakonshëm pjesëmarrësish, nuk arriti të zhvillohej qetësisht, pasi forcat policore penguan afrimin e protestuesve në bulevard, pranë Kryeministrisë.

Gazi lotsjellës u përdor masivisht nga policia, pa marrë parasysh praninë në bulevard të vajzave, familjarëve apo fëmijëve.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në protestë janë shpërndarë në rrugët e Tiranës, ndërsa policia vijon t’i ndjekë nga afër.


Shtuar më 24.10.2026 16:19