Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve në Luginë: Merrni pjesë në votime për të fuqizuar përfaqësimin në Serbi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka bërë apel shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në vendbanimet e tjera që të votojnë në mënyrë masive në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Ahmeti e ka përcjellë thirrjen përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rolin që ka përfaqësimi politik shqiptar në Parlamentin e Serbisë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare.

Të lidhura

None found

“Prania politike e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë është veçanërisht e rëndësishme për garantimin e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare, por edhe për adresimin e shqetësimeve që lidhen me diskriminimin, padrejtësitë dhe vështirësitë e shqiptarëve në këto treva. Në zgjedhjet e këtij viti, subjektet politike shqiptare garojnë të bashkuara përmes listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17. Pjesëmarrja masive në procesin zgjedhor përbën një mundësi për të shprehur vullnetin e lirë dhe për të konsoliduar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve”, ka shkruar Ahmeti.


Shtuar më 24.10.2026 14:43