VIDEO/ Përshkallëzohet protesta, të rinjtë hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit, policia i përgjigjet me ujë me presion

Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit, është përshkallëzuar, ku disa prej të rinjve të pranishëm në tubim kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së ministrisë, ndërsa policia është përgjigjur me ujë me presion.

Tensionet janë rritur gjatë protestës, ku studentët dhe protestues të tjerë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar ndryshime.

Të lidhura

None found

Përplasjet vijnë në një moment kur protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në tubim, ndërsa mesazhet e tyre janë përqendruar te kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

 


Shtuar më 24.10.2026 14:37