Studentja mesazh Ramës: Ose ne ose ai, nuk ka rrugë tjetër, s’kemi çfarë të dialogojmë me kryeministrin

Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në tubim.

“Ose ne, ose ai. Nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveçse të ikë. Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë. Nuk mund të dialogohet më me kryeministrin”, u shpreh një studente e pranishme në protestë.

Të lidhura

None found

Ajo tha se ka marrë pjesë në tubime që prej protestës së Flamingos, ndërsa akuzoi policinë se po nxit dhunën gjatë protestave.

Studentja u bëri thirrje të rinjve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se frika nuk duhet t’i pengojë ata të shprehin qëndrimet e tyre.

“Nuk duhet të kemi frikë, duhet të zhduket frika, sepse këtë po përpiqen të bëjnë, të na frikësojnë”, deklaroi ajo.

E pyetur pse e refuzojnë dialogun me kryeministrin Rama, studentja tha: Tani që na ka vrarë, duhet vetëm të ikë, nuk mund të dialogohet më me kryeministrin.


Shtuar më 24.10.2026 14:40