Lutfi Haziri kërkon bashkimin e votës për një listë më 25 tetor

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth një qëllimi të vetëm, duke vënë theksin te rikthimi i listës së përbashkët.

Përmes një postimi, Haziri ka kërkuar që më 25 tetor vota të bashkohet për një listë dhe një synim të përbashkët.

Të lidhura

None found

Ai ka theksuar se rikthimi te lista e përbashkët ka qenë dhe mbetet një objektiv i përbashkët.

Sipas mesazhit të tij, bashkimi për një kauzë të ngritur mbi themelet e Referendumit për të drejta e bashkim i bën qytetarët të pandalshëm.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që më 25 tetor ta bashkojnë votën për një listë, një qëllim dhe një Referendum.


Shtuar më 24.10.2026 14:10