Protestat në Tiranë, tifozët e Partizanit njoftojnë vendimin pak orë para ndeshjes me Skënderbeun

Pak orë përpara përballjes me Skënderbeun, Partizani është përballur me një zhvillim të papritur. Ndeshja e javës së 8-të të “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 13:30.

Grupimi i tifozëve “Ultras Guerrils” ka njoftuar në Facebook se nuk do të jetë i pranishëm në stadium në ndeshjet e ardhshme, përfshirë takimin në Vorë kundër korçarëve. Në këtë vendim kanë ndikuar edhe protestat që po zhvillohen prej ditësh në kryeqytet.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Partizanit i duhet fitorja për të dalë nga kriza. Një tjetër rezultat do t’i vështirësonte edhe më shumë ambiciet e “Demave” për këtë sezon.


Shtuar më 24.10.2026 11:19