VIDEO/ Klidman Lilo shkëlqen me pritjet ndaj Leverkusenit, mediat greke mahniten nga 23-vjeçari

Klidman Lilo bëri debutimin e tij në një turne europian për klube, duke mbrojtur portën e OFI Cretes në përballjen kundër Bayer Leverkusenit. Pavarësisht humbjes 0 – 2 të skuadrës greke, portieri shqiptar ishte një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes.

Paraqitja e 23-vjeçarit u karakterizua nga pritje spektakolare, të cilat mund të krahasohen me ato të portierëve më të mirë në botë. Lilo ndali 12 goditje gjatë sfidës dhe për këtë arsye u përfshi në formacionin e javës në Europa League.

Të lidhura

None found

Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, që kanë vlerësuar nivelin e treguar nga gardiani i OFI Cretes. Duke qenë se ka lindur në Athinë, nuk përjashtohet as mundësia që përfaqësuesja helene të interesohet për ta afruar në ekipin kombëtar.

Ndërkohë, mbetet e paqartë situata në Kombëtaren shqiptare. Përse Klidman Lilo nuk po merret në konsideratë nga trajneri Rolando Maran, në një moment kur Shqipëria po përballet me probleme në portë pas dëmtimit të Thomas Strakoshës, ndërsa Berisha dhe Sherri nuk kanë bindur?

Portieri i OFI Cretes është aktivizuar me Shqipërinë deri në nivelin U21, por ende nuk ka marrë një ftesë për të luajtur me Kombëtaren A.


Shtuar më 23.10.2026 23:48