Gjatë muajit shtator, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar tetë raste të reja me HIV-SIDA. Katër prej personave të prekur janë të moshës 30-39 vjeç, ndërsa të tjerët i përkasin grupmoshave nga 15 deri në 59 vjeç.
Me këto raste, deri në fund të muajit të kaluar, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga HIV-SIDA në vend ka arritur në 49.
Të lidhura
None found
Që prej vitit 1987, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 778 raste. Nga ky total, 144 persona kanë humbur jetën, ndërsa 520 vazhdojnë të jetojnë me sëmundjen.
Rasti i fundit i vdekjes i lidhur me këtë sëmundje është shënuar në vitin 2018.






