Jasir Asani ka arritur në gjashtë gola dhe 2 asiste në 12 ndeshje të këtij sezoni. Sulmuesi i Shqipërisë realizoi për herë të katërt në kampionat në përballjen e Esteghlal FC me Chadormalu.
Takimi i javës së 10-të të elitës së futbollit iranian përfundoi me rezultatin 1 – 1. Asani kaloi në avantazh Esteghlal FC në minutën e 29-të, ndërsa skuadra vendase rivendosi baraspeshën gjatë pjesës së dytë.
Të lidhura
None found
Ndonëse 31 vjeç, Asani mbetet tejet i rrezikshëm përpara portës kundërshtare, duke vazhduar të dëshmojë cilësitë e tij si finalizues.





