Një 24-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në SPB Shkup dy persona, të cilët, sipas saj, e kanë mashtruar duke i marrë 117.000 denarë. Ministria e Brendshme njofton se denoncimi është bërë dje pasdite, në orën 14:00.
Në kallëzimin e saj, e reja ka treguar se më 21 të muajit të kaluar ishte takuar me dy personat. Njëri ishte paraqitur si punonjës i Kadastrës, ndërsa të dy i kishin premtuar se do të ndihmonin familjen e saj të blinte dhe të privatizonte tokën shtetërore që kishte në përdorim.
Të lidhura
None found
Pas disa pagesave që i kishte bërë personit, 24-vjeçarja iu drejtua Kadastrës për të kërkuar informacion lidhur me rastin. Aty mësoi se ai nuk punonte më në këtë institucion prej më shumë se dy vjetësh, çka e bëri të kuptonte se kishte rënë pre e mashtrimit.
Për zbardhjen e rastit po ndërmerren masa.





