Një përgjigje për diferencën e orarit bëri që Ronela Hajati, gjatë pjesëmarrjes në “Live me Luizin”, të zbulonte pa dashje lidhjen e saj të dashurisë. Këngëtarja e njohur po merrte pjesë në një lojë pyetjesh të shpejta, ku duhej të vlerësonte me nota djemtë sipas sjelljes së tyre në situata të ndryshme.
Kur Luiz Ejlli i kërkoi të gjykonte një djalë me notën 10, i cili i dërgon urimin e mëngjesit duke e quajtur princeshë në 2 të drekës, ajo u përgjigj se ora 2 për të përkonte me orën 8 të darkës atje. Luizi reagoi menjëherë, duke thënë se ai nuk ndodhej në Australi, por në Kanada ose SHBA.
Të lidhura
None found
Në lojë u diskutuan edhe fjalëkalimet e rrjeteve sociale, komplimentet për fotografitë, debatet në çift dhe pagesa e faturës në restorant.
Luizi e pyeti fillimisht Ronelën se si do ta vlerësonte një djalë me notën 10 nëse ai do t’i kërkonte fjalëkalimin e Instagramit. Ajo tha se do ta pranonte, me kushtin që edhe ai t’i jepte fjalëkalimin e vet.
Më pas, moderatori solli rastin e një djali të vlerësuar me 8, i cili e komplimenton duke i thënë se duket shumë bukur sa herë publikon fotografi seksi. Ronela u shpreh se kjo sjellje do t’ia ngrinte notën.
E pyetur se deri ku mund të arrinte vlerësimi, këngëtarja tha se mund të rritej sa të donte. Sipas saj, një burrë që ndihet krenar për atë që ka, dëshmon se ka besim.
Një tjetër situatë lidhej me një djalë me notën 10, i cili pas zënkave e heq nga Instagrami, e bllokon në WhatsApp dhe pret që ajo ta marrë në telefon nga një numër tjetër. Ronela e përshkroi një djalë të tillë si dikë që i merr shpirtin dhe tha se do t’ia ulte vlerësimin me një 1.
Luizi vijoi me shembullin e një djali të vlerësuar me 10, i cili, kur ajo i thotë të bëjë çfarë të dojë, vepron pikërisht ashtu. Këngëtarja u përgjigj se, nëse ai dëshiron, le të bëjë çfarë të ketë qejf.
Për rastin kur një djalë me notën 10 sillet në restorant sikur e ka lënë portofolin në shtëpi, Ronela tha se pagesa nuk përbënte problem për të. Ajo theksoi se mund ta paguante faturën edhe nëse ai do ta kishte portofolin me vete, duke e cilësuar veten një vajzë bujare.
Më tej erdhi pyetja për djalin me notën 10 që i uron mëngjesin në 2 të drekës. Ronela bëri llogaritjen se në vendin ku ndodhej ai ishte ora 8 e darkës, ndërsa Luizi nxori përfundimin se bëhej fjalë për Kanadanë ose SHBA-në, jo për Australinë.
Në vijim, Luizi e pyeti nëse një djalë që vlerësohej me 5 do të fitonte pikë duke i sjellë lule pa ndonjë arsye. Ronela u përgjigj pozitivisht dhe shtoi se do të ishte edhe më mirë që ai t’i sillte sa më shumë lule.





