Pas disa ditësh bllokim, Elisa Spiropali rimerr llogarinë në Facebook: Nuk ka natë pa të gdhirë

Llogaria e Elisa Spiropalit në Facebook është bërë sërish e aksesueshme, pasi kishte qëndruar e bllokuar për disa ditë.

Në një postim në këtë rrjet social, ajo u uroi ndjekësve një mbrëmje të qetë dhe u kujtoi se çdo natë ka të gdhirë, pavarësisht sa e gjatë mund të jetë. Spiropali njoftoi gjithashtu rikthimin e faqes, duke u bërë të ditur se mund t’i shkruanin sërish si zakonisht.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Elisa Spiropali, deputete e Partisë Socialiste, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në seancën plenare të së enjtes, e cila u shoqërua me tensione dhe protesta të opozitës.

Detyrën e saj të re e bëri të ditur Niko Peleshi, i cili drejtonte seancën, teksa paraqiste ndryshimet në përbërjen e delegacioneve parlamentare.


Shtuar më 23.10.2026 21:29