Përpara përballjes së madhe të Stambollit me Galatasarayn, Vedat Muriqi raportohet se i ka dhënë trajnerit Ismail Kartal premtimin se do të gjejë rrjetën. Sulmuesi i Fenerbahce e pret me motivim derbin e së hënës, që nis në orën 19:30 dhe i përket xhiros së nëntë të kampionatit turk.
Mediat turke njoftuan të premten se gjatë kësaj jave ishte zhvilluar një bisedë private mes Kartalit dhe kapitenit të kombëtares së Kosovës. Në atë takim, Muriqi mësohet të ketë shfaqur bindjen se do të shënojë kundër rivalit të përbetuar, duke i kërkuar trajnerit të mos brengoset.
Të lidhura
None found
Një fitore në këtë derbi do ta ndihmonte Fenerbahçen të ngushtonte distancën me vendin e parë. Me 16 pikë të grumbulluara, ekipi mban aktualisht pozitën e tretë, ndërsa Galatasaray kryeson me tri pikë më shumë.
Rikthimi i Muriqit te Fenerbahce u realizua në merkaton e verës, pas transferimit nga Mallorca për shumën prej 16 milionë eurosh.
Forma e mirë e sulmuesit kosovar në nisje të sezonit pasqyrohet edhe në shifrat e tij: në 14 takimet e para ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë dy asistime.





