Balaj beson te suksesi ndaj Tiranës: Në Klasike nuk vendos renditja, synojmë 3 pikët

Vllaznia do të hyjë në Klasiken përballë Tiranës me synimin për të fituar dhe për të siguruar 3 pikët. Kapiteni Bekim Balaj është optimist për këtë përballje të javës së 8-të të Superiores dhe shpreh bindjen se kuqeblutë do të japin gjithçka për t’ia arritur qëllimit.

Sulmuesi shkodran, 35 vjeç, do të jetë një nga figurat qendrore të takimit Vllaznia – Tirana. Ai ka veshur fanellat e të dyja skuadrave, ndërsa aktualisht mban shiritin e kapitenit te Vllaznia.

Të lidhura

None found

Për Balajn, pozicionet në tabelë nuk përcaktojnë ndeshje të këtij lloji. Ai pranoi se Tirana ndodhet në një situatë disi më të mirë në renditje, por theksoi se përballja luhet në Shkodër dhe se Vllaznia do të zbresë në fushë për të marrë maksimumin.


Shtuar më 23.10.2026 19:01