Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë ndryshimet e buxhetit për vitin 2026

Kryesia e Kuvendit do të zhvillojë mbledhjen e radhës të hënën, duke nisur nga ora 11:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit për media, në rendin e ditës është përfshirë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2026.

Të lidhura

None found

Rendi i ditës është përcaktuar si më poshtë:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Kryesisë së Kuvendit.

II. Përcaktimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme.

2. Deklaratat jashtë rendit të ditës.

3. Pyetjet parlamentare.

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

5. Votimi i propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.


Shtuar më 23.10.2026 17:04