Një tjetër episod i rëndë dhune ka tronditur Lindjen e Mesme.
Raportohet se të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi u qëlluan me armë zjarri brenda një kishe në jug të Jordanisë. Po ashtu, dy ushtarë izraelitë mbetën të vrarë në një përplasje me armë pranë Hebronit, në Bregun Perëndimor.
Të lidhura
None found
Këto zhvillime kanë shkaktuar reagime të ashpra nga zyrtarët izraelitë dhe kanë çuar në forcimin e masave të sigurisë në territor.
Mediat lokale bëjnë me dije se sulmi me armë ndodhi në kishën Hamud, e cila ndodhet në guvernatoratin e Karakut, në pjesën jugore të Jordanisë.
Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar mbi pjesëmarrësit gjatë një ceremonie funerali. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i këtij akti.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit kanë nisur një operacion të gjerë për të gjetur dhe arrestuar autorët. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në proces hetimi.





