Adea Pirdeni emërohet ministre e Administratës Publike

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretet për lirimin e Adea Pirdenit nga posti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe për emërimin e saj në drejtimin e Ministrisë së Administratës Publike.

Me dekretin nr. 521, datë 19.10.2026, Kreu i Shtetit vendosi shkarkimin e Adea Pirdenit nga detyra e Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Të lidhura

None found

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit.

Dekreti përcakton se ai hyn në fuqi menjëherë.

Ndërkohë, përmes dekretit nr. 522, datë 19.10.2026, Adea Pirdeni emërohet Ministre e Administratës Publike.

Edhe ky dekret është nxjerrë në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dhe hyn në fuqi menjëherë.


Shtuar më 23.10.2026 17:00