Kurti zhvillon takim me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud-Basso, në Mal të Zi, në fokus projektet infrastrukturore dhe ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, gjatë qëndrimit në Shën Stefan të Malit të Zi, ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit vijuan diskutimet e nisura në takimin e tyre të mëparshëm në Londër në muajin prill, të cilat kishin në qendër thellimin e bashkëpunimit si dhe projektet infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti u shpreh se në mandatin e ri qeverisës synohet që partneritetet për investime të ndërtohen mbi prioritetet strategjike të vendit, ku përfshihen siguria energjetike dhe ujore, mbrojtja, transporti i qëndrueshëm dhe infrastruktura. Ai theksoi gjithashtu se BERZH-i vijon të jetë një partner i rëndësishëm edhe në rrugën evropiane të Kosovës.

Që nga viti 2012, kur Kosova u bë anëtare e bankës, BERZH-i ka mbështetur financiarisht 151 projekte me rreth 967 milionë euro, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.


Shtuar më 23.10.2026 15:58