Pas kontrolleve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar përkohësisht punimet në nëntë objekte ndërtimi: tetë në Rajonin e Prishtinës dhe një në Ferizaj.
Institucioni njoftoi se inspektorët konstatuan parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Punimet do të mbeten të ndaluara derisa të eliminohen shkeljet dhe të sigurohen kushte të sigurta për punëtorët.
Të lidhura
None found
Inspektorati Qendror i Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve të zbatojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Sipas tij, respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën e shëndetin e punëtorëve.







