Konsumatorët e NP “Termokos” do të mbeten përkohësisht pa ngrohje në orët e para të së shtunës, ka bërë të ditur ndërmarrja.
Shkak për ndërprerjen është ndalja e kontrolluar e njësisë B2 të TC Kosova B, e cila do të bëjë të pamundur sigurimin e avullit të nevojshëm për prodhimin e energjisë ngrohëse.
Të lidhura
None found
Për sa kohë të zgjasë ndërprerja, ngrohje do të kenë vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Furnizimi i tyre do të sigurohet nga ngrohtorja që u shërben nevojave të kësaj qendre.
Ndërmarrja do ta përdorë këtë interval për të mënjanuar vështirësitë në qarkullimin e ngrohjes, të hasura gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës.
Për të mundësuar rifillimin e furnizimit me avull, NP “Termokos” do të bashkërendojë nga afër veprimet me KEK-un.
Lidhur me këtë ndalesë të përkohshme të ngrohjes, NP “Termokos” u kërkon konsumatorëve mirëkuptim.







