Vllaznia ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares, Andi Hadroj. Sipas raportimeve të fundit të mediave lokale në Shkodër, palët kanë finalizuar marrëveshjen për bashkëpunimin e ri.
Futbollisti 27-vjeçar e kishte mbyllur që prej verës së këtij viti aventurën me Polissya në Premier League ukrainase. Për rrjedhojë, ai i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Csaba Laszlo si lojtar me parametra zero.
Të lidhura
None found
Ky transferim konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për Vllazninë, duke pasur parasysh eksperiencën e Hadrojt dhe angazhimin e tij me përfaqësuesen kuqezi.
Trofeun më të rëndësishëm të karrierës së tij, mbrojtësi pukjan e ka fituar me Partizanin, kur në sezonin 2022-2023 u shpall kampion i Shqipërisë.






