Në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate u zhvillua trajnimi për përgatitjen e liderëve të rinj ushtarakë, ku Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) u përfaqësua për herë të parë. Pjesëtarët e saj u trajnuan përkrah ushtarakëve nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili bëri të ditur pjesëmarrjen e FSK-së, aktiviteti përfundoi me një marshim taktik prej 88 kilometrash. Itinerari nisi në Udbina dhe përfundoi te Kalaja e Kninit.
Të lidhura
None found
Në vlerësimin e Maqedoncit, kjo përvojë ndihmon në ngritjen e aftësive të kuadrove ushtarake të Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kroacinë.
Për bashkëpunimin, ministri shprehu falënderime ndaj homologut kroat, Ivan Anušić, si dhe ndaj Ushtrisë Kroate.






