Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, së bashku me ekipin mobil “Task Force”, zhvilluan sot, më 23.10.2026, një kontroll aksional në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë. Operacioni u krye në bashkëpunim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Gjatë kontrollit, jashtë objektit u ndalua M.R. (48) nga Tetova, pasi teksa iu bë kontrolli personal iu gjet një substancë pluhur e bardhë.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, brenda objektit, autoritetet gjetën 15 pako me substancë pluhur të bardhë te pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh. Edhe ai u privua nga liria.
Sipas njoftimit të MPB-së, të dy personat u shoqëruan dhe u mbajtën në stacionin policor. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tyre pritet të ngrihen akuza përkatëse.







