Pas rritjes së rasteve te reja me COVID-19 në Mal të Zi, organet shëndetësore kanë ashpërsuar masat.
Për të hyrë në shtetin fqinj, ju duhet të keni me vete:
- Certifikatën e vaksinimit me një ose dy doza.
- Test PCR jo më të vjetër se 72 orë.
- Vërtetim që e keni aluar Covid-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.
- Test antigen negativ jo me shumë se 48 orë.
Gjithashtu, pjesëmarrja në dasma, fejesa apo ditëlindje, do të jetë me kushtet e lartpërmendura. Këto masa kanë hyrë në fuqi sot dhe mbeten deri më 10 shtator ku do të vlerësohet sërish situata e Covid-19./albeu.com