Një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvend, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike.
Konkretisht janë përjashtuar me 60 ditë:
Të lidhura
None found
Flamur Noka
Belind Këlliçi
Edi Paloka
Fidel Kreka
Luçiano Boçi
Besart Xhaferri
Ndërkohë PS kerkoi perjashtimin me 10 ditë për Gjin Gjonin, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi.
Çfarë ndodhi dje?
Grupi i PD bllokoi që në nisje të seancës foltoren dhe debatuan ashpër me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Pas tensioneve të fillimit, Peleshi vendosi kalimin e seancës direkt në votim të pr.ligjeve.
Më pas demokratët filluan të marrin kartonat e socialistët duke i penguar të votojnë, çka u desh ndërhyrja e Gardës. Këtu pati një përplasje mes deputetit të PD Fadil Kreka dhe atij të PS, Ervin Hoxha që për pak sa nuk u përshkallëzua në grushte mes tyre. Madje në distancë dy deputetë ofenduan njëri-tjetrin.





