Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së në Vilën e Kuqe

Kryeministri Edi Rama, po drejton një takim me të gjithë ministrat në rezidencën qeveritare, në Vilën e Kuqe në Tiranë.

Sipas burimeve qeveritare, të cilat ia konfirmuan gazetarit të Trop Channel, Muhamed Veliu, mbledhja ka nisur në orën 9:00 dhe në të marrin pjesë edhe drejtuesit politikë.

Të lidhura

None found

Një nga temat e diskutimit lidhet me raportimin e ministrave për drejtuesit e agjencive në varësi, të cilëve u është kërkuar dorëheqja.


Shtuar më 23.10.2026 09:49