Seanca në çështjen gjyqësore për vdekjen e Auron Thaqit do të vijojë sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit, duke nisur në orën 10:00.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit. Të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Të lidhura
None found
Thaqi humbi jetën më 7 korrik 2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte marrë plagë të rënda nga një thikë.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së të birit, nëna e tij tregoi si e kishte marrë lajmin tragjik dhe kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit.




