Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet sot ceremonia e betimit solemn të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Aktiviteti pritet të nisë në orën 15:00. Në ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe pjesëtarë të tjerë të strukturave ushtarake.
Të lidhura
None found
Për rekrutët, betimi shënon një etapë të rëndësishme, përmes së cilës zotohen t’i shërbejnë Republikës së Kosovës me nder, përkushtim dhe përgjegjësi.
Ky zotim shpreh gatishmërinë e tyre për të marrë përsipër detyrimet e shërbimit ushtarak, duke u udhëhequr nga disiplina, profesionalizmi dhe vlerat e FSK-së.
Ardhja e gjeneratave të reja në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndihmon në vijimin e zhvillimit të saj dhe në forcimin e kapaciteteve, me synim përmbushjen e misionit kushtetues dhe shtimin e gatishmërisë operacionale.
FSK-ja po vijon zhvillimin dhe profesionalizimin, me qëllim përmirësimin e aftësive mbrojtëse dhe kontributin në sigurinë e stabilitetin e vendit.
Betimi i sotëm do të hapë një kapitull të ri për rekrutët, të cilët do t’u bashkohen strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës.







