Analisti Dritan Hila debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për sjelljen e policisë ndaj protestuesve. Ndërsa Hila e krahasoi me përgjigjen e policisë në vendet e tjera evropiane, duke shtuar se atje nuk u përdor molotovi sin ë Shqipëri, Lala u shpreh se ka patur thyerje këmbësh, apo dalje paramilitarësh nga selia e PS.
Pjesë nga debati
Të lidhura
None found
Hila: Kemi parë edhe policinë franceze, gjermane, daneze që kanë sulmuar. Më është dukur normale, sepse policia nuk mund të rrijë 6 orë të hajë gurë. Edhe në 21 janar kundërsulmoi policia. Kundërveprimi i policisë më duket normal. Kam parë policinë gjermane dhe franceze, njerëz të rrëzuar, që ka vijuar t’i godasë. Se cila është arsyeja, merret rast pas rasti. Në asnjë nga protestat nuk është përdorur molotovi. Sepse po të zunë me molotov, të harrojnë emrin në burg. Kurse këtu përdoret molotovi.
Disa janë kalamaj që lidhen nga Tik Tok, siç janë akuzuar në Itali për adresat false që bëjnë thirrje për grumbullimin. Por, duke iu kthyer masës së reagimit të policisë dhe ndjekjes së elementëve nëpër rrugica, nuk e dimë a ka ndjekur elementë që kanë përdorur dhunë ekstreme ndaj policisë. Nuk kam parë bulevard të mbushur me gurë të tillë në Francë dhe Itali, masë të tillë dhune.
Lala: Kishte rastin e Klevi Metaj, u përplas me policinë. Policia, pasi e dhunoi..
Hila: Goditi me grusht policin.
Lala: Pasi e dhunuan e lidhën te hekurat.
Hila: Pasi numri i policisë ishte shumë më i vogël.
Lala: Të duket normale, po sikur të ishte vajza ime dhe e juaj?
Hila: Vajza ime nuk del aty.
Lala: Nuk të duket dhunim i të drejtave të njeriut.
Hila: Gjashtë policë ka goditur.
Lala: Ke 15 mijë forca policie.
Hila: Jo, organika e ministrisë është vetëm 12 mijë vetë.
Lala: Tjetri ishte me këmbë të thyer dhe gjendje të fikti.
Po tjetri që ishte pa ndjenja? Që e plasën në furgon?
Hila: Patjetër duhet ndërmarrë hetim. Nuk jam dakord me zv/ministren që del dhe demoralizon policët. Çdo shtet serioz thotë dil nga shërbimi dhe do hetohesh, por jo në mesa ty.
Lala: Ajo që po ndodh në Francë është gjë tjetër. Duhet të jemi të kujdesshëm, që nuk është e përfshirë e gjithë policia, por të pranosh si normale që paramilitarë dalin nga selia e PS…
Hila: Nuk janë paramilitarë.
Lala: Çfarë është Rigers Sheqeri?
Hila: Nuk kam ardhur me emra unë.
Lala: Është zyrtar i IMT dhe nuk mund të marrë hurin aty.
Hila: Po ata me hunj atje, çfarë ishin intelektualë? Edhe unë po të më vijnë me hunj do t’i dal. E mbrojtën të zotët e shtëpisë selinë.
Lala: Të paktën ulni kokën dhe mos flisni.
Hila: Ju të ulni kokën që justifikoni dhunën ndaj një selie partie. Mos u jep zemër të sulmojnë institucionet.
Lala: Ka të drejtë rinia shqiptare të protestojë. Policia nuk ka të drejtë të dhunojë barbarisht. Propaganda është e shpifur.





