Eksperti i mbrojtjes thotë se shënimet mbi paratë e fshehura në shtëpinë e prindërve të Gjoko Ristovit janë shkruar nga nëna e tij

Në seancën e fundit në procesin ndaj gjyqtarit të akuzuar Gjoko Ristov, eksperti i mbrojtjes Emilio Frishçiq deklaroi se shkrimi në shënimet që shoqëronin shumat e gjetura pranë eurove të murosura në shtëpinë e prindërve të tij ishte i nënës së gjyqtarit, Donka Ristova.

Prokurorja Iskra Haxhi-Vasileva e konsideroi ekspertizën profesionale, por tha se ajo synon të largojë vëmendjen nga fakti që në folitë ku ndodheshin paratë u gjet ADN-ja e gjyqtarit.

Të lidhura

None found

Vjehrri i Ristovit dëshmoi se familja e tij kishte dhënë 70 mijë euro për të ndihmuar çiftin të blinte banesën. Ndërkohë, mbrojtja bëri të ditur se ende nuk ka mundur të kontaktojë dëshmitarin kyç, biznesmenin Ljupço Pecov, të njohur si “Djalli”.

Mbrojtja vijon të këmbëngulë se paratë i përkasin nënës së gjyqtarit dhe se akuzat kundër tij nuk kanë bazë. (Tv21)


Shtuar më 22.10.2026 19:36