Çifti nigerian zgjedh Vlorën për martesën, tregon në “Ftesë në 5” për traditën e dhuratës së lopës

Tomi dhe Ade, me origjinë nga Nigeria dhe prej vitesh banues në Mbretërinë e Bashkuar, kurorëzuan këtë të martë dashurinë e tyre në qytetin e Vlorës.

Edhe pse rrugëtimi i tyre jetësor është lidhur me disa shtete, çifti vendosi që ceremoninë martesore ta organizonte në bregdetin shqiptar. Ata besuan se Shqipëria ishte vendi i duhur për të festuar një ngjarje kaq të rëndësishme.

Të lidhura

None found

Peizazhi i bukur, kushtet e mira atmosferike dhe përvojat pozitive të miqve të tyre luajtën një rol në këtë zgjedhje. Sipas tyre, në këtë vend ishin bashkuar të gjithë përbërësit për ta kthyer dasmën në një festë të veçantë.

Gjatë intervistës në emisionin “Ftesë në 5”, të drejtuar nga Bieta Sulo, Tomi dhe Ade folën edhe për zakonet e martesave në vendin e tyre.

Çifti shpjegoi se mbështetja e familjes së nuses është një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e martesës. Ata treguan gjithashtu se dasmat nigeriane mund të mbledhin deri në 1200 të ftuar, të cilët mund të shfaqen edhe pa qenë të ftuar zyrtarisht.

Një tjetër traditë lidhet me shkëmbimin e dhuratave mes dy familjeve para dasmës. Mes dhuratave të përmendura prej tyre është edhe një lopë.

Kur folën për shqiptarët, mes veçorive që u kanë bërë më shumë përshtypje ata veçuan mikpritjen.


Shtuar më 22.10.2026 18:49